Rama largohet nga Kryeministria pas 8 orësh takim me Ballukun

Pas rreth 8 orësh takim me Belinda Ballukun, Edi Rama ka lënë ambientet e kryeministrisë.

Takimi nisi rreth orës 12:15, pas vendimit të GJKKO-s e cila pezulloi nga detyra Ballukun pas akuzave për korrupsion ndaj saj, për tenderin e tunelit të Llogarasë dhe tenderin e Unazës së Jashtme të Tiranës.

Nuk dihet nëse Rama ka shkarkuar Ballukun, apo nëse kjo e fundit ka dhënë dorëheqjen për postet në qeveri.

Ndërkohë sipas burimeve, makina e zv.kryeministres Belinda Ballukut ndodhet ende pranë ambienteve të kryeministrisë.

Belinda Balluku, është marrë zyrtarisht e pandehur, në 31 tetor 2025 dhe akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për “shkeljen e barazisë në tendera e ankande publikë” e kryer në bashkëpunim, në procedurën për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, me fond limit 180 milionë euro.

Ndërsa sot SPAK ka ngritur edhe një akuzë të re mbi Ballukun për abuzim me tendera për lotin 4 të Unazës së Madhe.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Një televizion mendon se nëpërmjet Salianjit të rregullojë marrëdhëniet me Edi Ramën!

Iva Grillo: A nuk do ishte më mirë evitimi i proceseve për një periudhë të …