10 Pyetje të hapura për Bashkimin Evropian

Nga Ina ZHULALI

1. Kur Komisarja Kos deklaron se zgjedhjet në Shqipëri ishin “të lira dhe të ndershme”, cilës prej 46 faqeve të raportit përfundimtar, apo 13 faqeve të raportit paraprak të OSBE/ODIHR, i referohet ajo?

2. A është raporti i OSBE/ODIHR, dhe i bashkëshkruar nga vëzhgues të Parlamentit tuaj Europian, më pak i vlefshëm se vlerësimi personal i Komisares?

3. Kush përfaqëson në fakt qëndrimin zyrtar të Bashkimit Evropian për zgjedhjet – raporti i OSBE/ODIHR dhe i delegacionit të vëzhguesve të Parlamentit Europian, apo deklarata e Komisares Kos?

4. A mund të quhen “të ndershme” zgjedhjet në një vend ku, sipas OSBE/ODIHR, “fushëloja ishte e pabarabartë”, “shteti dhe partia janë bërë një” dhe “krimi i organizuar” ndikon në procesin zgjedhor”?

5. Nëse jo, atëherë kush po gënjen? OSBE/ODIHR dhe Parlamenti Europian, apo Komisarja Kos?

6. A nuk e çorienton kjo deklaratë opinionin publik dhe a nuk i jep legjitimitet të rremë një sistemi të prekur nga kapja e shtetit, korrupsioni dhe krimi i organizuar?

7. Në emër të cilit interes tjetërsoni vëzhgimet dhe raportet e institucioneve tuaja?

8.A është ky një kompromis se për procesin e integrimit, “stabiliteti” politik i disa njerëzve të pushtetit peshon më shumë se parimet themelore të Bashkimit Europian?

9. A e kuptoni se, duke dhënë mesazhe të tilla kundërshtuese, ju minoni besueshmërinë në sytë e qytetarëve shqiptarë?

10.A do të ndiqni me veprime konkrete dhe sqarime zyrtare këtë kundërshtim të hapët midis institucioneve tuaja, apo do të lihet të kalbet në heshtje si një “keqkuptim”?

P.s: a është e tepërt të pretendojmë standarde zgjedhore si të Kosovës a Maqedonisë, apo duhet të na gëzojë veç fakti që kjo deklaratë nuk u bë gjatë ceremonisë së inagurimit të urave imagjinare që të çojnë te tuneli i Llogarasë?

About Redaksia

Check Also

Berisha: Lapaj ka vendosur të bëjë maksimumin e asaj që mund të bëjë dhe po bën

I pyetur nga gazetarët për protestën e Adriatik Lapajt tek kryeministria, Berisha tha se, Lapaj …