Nga Ylli DYLGJERI
Pasioni më i madh i këtij shekulli është bythëlëpirja.
Kini parasysh se ka një dallim të madh mes mirësjelljes dhe bythëlëpirjes.
Ky poshtë në foto është një nga ekzemplarët e rrallë të bythëlëpirësit. Karakteristikë e tij është se nuk e lan kurrë gojën, por e shton masën e gjirizit sa herë që i kërkohet nga lidershipi politik.
Ja për shëmbull, dje ju kërkua nga Kapoja i Bandës të shkruaj për një grusht shteti imagjinar, në një shtet imagjinar, me mjete imagjinare!
Dhe bythëlëpirsi hop e bëri shkrimin:
“Belinda Balluku nuk është problemi- tha! Është shembulli. Është testi. Është kokë turku e një sistemi që kërkon të tregojë forcë duke kaluar përmes rrugës më të rrezikshme. Drejtësia nuk mund të jetë arkitekte e ekzekutivit. Nuk mund të jetë pushteti që shemb dhe ndërton qeveri. Kjo tingëllon si luftë ndaj korrupsionit por në thelb është përçarje e pushteteve. Është rrëshqitje në republikën e prokurorëve. Grusht shteti pa tanke. Grusht shteti me masa sigurie!”
Karabush fare.
A ka gjë më të shpifur?
Njerëz që përulen orë e çast duke u bërë lajka më të fuqishmëve, për t’u hyrë në qejf e për të pasur përfitime vetjake. Çdokund ndeshemi me puthador të tillë…
Ja shiheni më tipikun në foto:

Gazeta RD