Gazetarja e pyet, a do e zbatoni vendimin e Gjykatës për Ballukun, Rama acarohet: Ik tani se…

Kryeministri Edi Rama ka qepur gojën para gazetarëve për vendimin e GJKKO për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Edhe pse gjatë ditës së djeshme u mundua që të sfumonte akuzat e rënda dhe të mërkurën e nxori në kuvend Ballukun që të recitonte e te thoshte që unë e dua drejtësinë, ai akoma nuk ka dhënë asnjë deklaratë për zhvillimin me të cilin nuk është përballur ndonjëherë ndonjë qeveri shqiptare që zevendës kryeministri të qëndrojë në detyrë edhe pas akuzave shumë të rënda për vjedhjen e parave publike nga SPKA dhe të miratuar nga GJKKO.

A do e zbatoni vendimin e GJKKO për Belinda Ballukun apo do sfidoni drejtësinë? Kjo ka qenë pyetja e gazetares së Syri tv Ambrozia Meta, por Rama është munduar që ti bëjë bisht duke theksuar se jemi këtu për të pritur mysafirët.

Pra ka qepur gojën për Ballukun, duke thënë se do kemi një konferencë shtypi…

Ai po zhvillon takim me Marta Kos, komisionere e zgjerimit dhe me drejtues nga rajoni i Ballkanit.

About Redaksia

Check Also

Jo vetëm Tuneli/ Hetimet për Ballukun po shkojnë më tej: Nga aeroporti i Vlorës te pastrimi i parave!

Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar masat e marra një ditë më parë ndaj zv/kryeministres Belinda …