Kryetari i PD, Sali Berisha, në një reagim në rrjetet sociale shkruan se, Rama po ndjen rrezikun dhe “i nxjerr dhëmbët drejtësisë”, duke e akuzuar se po përpiqet të shpëtojë veten nga hetimet.
Sipas Berishës, deklaratat e fundit të kryeministrit, ku ai paralajmëroi për kufirin kushtetues mes pushteteve, tregojnë qartë se Rama po dërgon sinjale presioni ndaj drejtësisë, ndërsa sakrifikon të tjerët për të mbrojtur veten.
Reagimi i Berishës
Rama ndjen rrezikun, i nxjerr dhëmbët drejtësisë!
Miq, Edi Rama është i tmerruar nga Lubi Balluku dhe SMS-të që i ka derguar Ervis Berberit për tunelin e Palloshit të gjatë.
Pasi u betua se do respektojë drejtësinë ai paralajmeroi se:
“Sa të jem unë këtu, nuk do të shihni luftëra me drejtësinë apo akuza. Por ka një kufi, kufirin kushtetues mes pushteteve të pavarura, dhe nëse lejojmë shkeljen e tij, kemi humbur diçka themelore për rendin kushtetues të republikës.” Me fjalë të tjera Rama i thot Belindën kurban po harroni mua sepse unë jam kushtetuta dhe mjerë kush të kaloj kufirin.
Edvin asgjë në botë nuk të shpëton nga krimet tua të renda.
Gazeta RD