Kryetari të PD, Sali Berisha ka komentuar sërish takimin e stërzgjatur prej 7 orësh të Edi Ramës me Belinda Ballukun në selinë e kryeministrisë.
Berisha shkruan se, nga kacafytja 7-orëshe mbrëmë në zyrën e Edi Ramës, del se Lubia e ‘palosi’ Palloshin e gjatë.
Reagimi i kryetarit të PD, Berisha
Nga kacafytja 7-orëshe mbrëmë në zyrën e Edi Ramës, del se Lubia e ‘palosi’ Palloshin e gjatë.
Kapitullimin e Ramës, i cili për 7 orë nuk kishte pranuar të bëhej paditës i vendimit të ligjshëm të GJKKO, Lubia e arriti pas një telelefonate që pati në mesnatë me Ramën.
Ajo e njoftoi Ramën se SMS-t për tunelin e Palloshit të gjatë, dhe jo vetëm për atë që ai ka shkëmbyer me Lubinë, por dhe me vetë Ervis Berberin, i cili paska patur maninë që çdo mesazh t’ia ridërgojë jo vetëm zonjës së tij, por edhe në disa drejtime të tjera, do të bëhen publike në rast se ai nuk dërgon si kryeministër padinë brenda ditës së nesërme në Gjykatën Kushtetuese.
Lubia, në tërbim të pakufishëm, e siguroi Ramën se pas saj, ai e kishte radhën.
Kështu që Rama, të cilit i dridhen leqet e këmbës nga kërcënimi i çmendur i Lubisë, urdhëroi në mëngjes herët, tashmë i ‘palosur’, Don Agaçion të përgatiste dhe dorëzonte me urgjencë në emër të Këshillit të Hajdutëve në Gjykatë Kushtetuese padinë… në emër të telefonatës që pati Lubia!
Cili-viu, viu-viu,
kush ia bën ia bën vetiu?
Keni parë, a s’keni parë,
shkon i vdekuri me të gjallë…
Gazeta RD