Tension në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Teliti: Çfarë po ndodh me këtë bashki, nga kush menaxhohet?

Këshilli Bashkiak po zhvillon sot mbledhjen për shqyrtimin e buxhetit të planifikuar për vitin 2026, e cila po drejtohet nga kryetarja e komanduar Anuela Ristani.

Mbledhja ka nisur me tone të larta nga ana e kshilltarëve të opozitës, Dorjan Teliti kërkoi shpjegim për mënyrën e menaxhimit të kësaj bashkie, referuar dhe vendimit të menjëhershëm për të shkarkuar Veliajn nga detyra në mbledhjen e 23 shtatorit. Me 50 vota pro nga të djathtë e të majtë, Këshilli pranoi propozimin e qeverisë për shkarkimin e kryetarit, i cili kërkoi dhe të ishte prezent në mbledhje, por kjo nuk iu mundësua.

“Morët një vendim të njëanshëm, ku u bashkuam dhe ne, nxorët nga dera kryetarin e Bashkisë dhe e futët nga dritarja, a mund të diskutojmë sesi po menaxhohet kjo bashki?

Sot që kryetari i Bashkisë u kthye nga Gjykata kushtetuese në detyrë, duhet të diskutojmë çfarë do të ndodhë. A vendosëm pak kohë më parë ta shkarkonim bashkërisht?”, tha Dorjan Teliti, por nuk mori asnjë përgjigje.

About Redaksia

Check Also

Rama tërhiqet nga leja për kullën që ‘pushtonte’ Ambasadën amerikane

Këshilli Kombëtar i Territorit vendosi të shfuqizojë lejen e ndërtimit për Embassy Tower, kullën 47 …