GJKKO lë në fuqi vendimin për Bllukun, pezullim i ushtrimit të detyrës!

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka konfirmuar këtë të shtunë (22 nëntor)  pezullimin e Belinda Ballukut nga posti i Zv/kryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Në seancën që zgjati më shumë se 5 orë, GJKKO ka lënë në fuqi masat e sigurisë për Ballukun dhe dy vartësit e saj Gentian Gjyli dhe Erald Elezi për të cilët është lënë në fuqi masa e arrestit shtëpiak.

“Gjyqtari Erjon Çela vendosi vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, (si Zv. Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë) ndaj të pandehurës Belinda Balluku.

Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, ndaj të pandehurit Gentian Gjyli. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, ndaj të pandehurit Erald Elezi”, informoi GJKKO.

Pas vendimit 3 të pandehurit kanë dalë nga ambientet e gjykatës, duke mos dhënë asnjë deklaratë për mediat.

About Redaksia

Check Also

I “çmenduri” la konferencën dhe gjëmonte korridoreve gazetaren e re/ Dëshmia…

Në intervistën e dhënë për Syri Tv, pas përplasjes verbale me Kryeministrin, gazetarja e Syri …