Nga Luçiano BOÇI
Në Shqipëri nuk pastrohen vëtëm paratë e pista, të drogës e korrupsionit.
Këtu pastrohen dhe zgjedhjet e pista dhe njerëzit e pisët dhe aferat e pista dhe Kryeministri i pisët e i korruptuar.
Për këtë tani, në lavanderinë që quhet Kryeministri ka ardhur një “lavatriçe” made in Europe, e prodhuar nga ndërmarrja me famë spiunlliku UDBA (Jugosllavi).
Lavatriçja është modeli KOS 1.0
Është vazhdim i të dikurshmes ELISA 1.0
Kjo e tanishmja është më moderne se ka brenda të përfshirë dhe Inteligjencën Artificiale (e papërgjegjshme).
Se Elisa me natyralen e saj deri në një kufi arrinte.
Që do të thotë që kjo “lavatriçja” KOS, megjithëse ka lexuar raportin e OSBE-ODHIR, i cili i thotë KOS-it troç fare që në zgjedhjet e 11 Majit Partia dhe Shteti ishin një, mund të japë deklarata artificiale (të papërgjegjshme) direkt nga lavanderia pa ja bërë xhami i syzeve tërr.
Po nuk ka faj se të vish nga përvoja të errëta, nuk e sheh qartë realitetin.
“Lavatriçja”
KOS e ka ende në kokë e zemër partinë-shtet të dikurshme.

Gazeta RD