CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Rama del sërish në mbrotje të Ballukut dhe sulmon drejtësinë!

Një ditë pasi e çoi çështjen Balluku në Gjykatën Kushtetuese, kryeministri Edi Rama ka dalë sërish në mbrotje të Zv/kryeministres së  pezulluar. Rama ka zgjedhur rrjetin social facebook, për të shprehur “angazhimin” e tij për drejtësinë duke e quajtur atë “të papërgjegjshme” kur merret me rastin e Ballukut.

Në postimin e tij Rama citon ish-prokurorin amerikan Robert H. Xhekson: “Kur prokurori kërkon njeriun përpara krimit, drejtësia vdes dhe kur një pushtet hyn në territorin e një tjetri, Kushtetuta demokratike nuk merr më frymë, por mbytet.”

Duke e lidhur këtë me situatën e Ballukut, Rama shton: “Drejtësia duhet të jetë e pavarur, por kurrë e papërgjegjshme; e fortë, por kurrë e verbër ndaj kufijve kushtetues.”

Me fjalë të tjera, kryeministri duket se po i mëson shqiptarëve se drejtësia “e papërgjegjshme” është problem vetëm kur preket dikush që ai nuk e mbron.

Balluku u pezullua nga detyra dy ditë më parë me vendim të GJKKO-së dhe iu ndalua dalja jashtë vendit.

Ajo është marrë zyrtarisht e pandehur prej datës 31 tetor 2025 dhe akuzohet për “shkelje të barazisë në tendera dhe ankande publikë”, në bashkëpunim me vartësit e saj, në procedurën për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë.

SPAK ka ngritur ndaj saj edhe një akuzë të dytë, që lidhet me dyshime për abuzime me tendera në lotin 4 të Unazës së Madhe.

About Redaksia

Check Also

Një kryeministër që bën show për të shpëtuar nga pengmarrja!

Nga Gazment BARDHI Sa herë Edi Rama citon juristë të mëdhenj, kushdo e kupton që …