Deputetja e PD: Korrupsion dhe qytetarë të braktisur, vendi ka nevojë për qeveri të re!

Deputetja e PD, Ledina Alolli gjatë fjalës së saj në foltore denoncoi se qytetarët po përballen me varfëri dhe përmbytje, ndërsa projekti i rrugës Qukës-Qafë Ploçë është trefishuar në kosto dhe rruga Korçë-Ersekë u inauguruar pa kolaudim, duke rrezikuar jetën e banorëve.

Ajo tha se, largimi i kryeministrit Rama është domosdoshmëri për të rikthyer besimin tek shteti dhe për një qeverisje të ndershme.

Fjala e deputetes Alolli

Të nderuar demokratë, të nderuar qytetarë të Tiranës, por edhe të gjithë Shqipërisë, që jeni mbledhur sot në këtë foltore parlamentaro-qytetare, në foltoren e lirisë, në foltoren e demokracisë. Do të më lejoni edhe mua që sot ta nis fjalën time me një urim shumë të përzemërt për profesor doktor Sali Berishën, për zgjedhjen e tij si zëvendës-president i Unionit më të madh të partive të djathta në botë.

Të nderuar miq, zgjedhja e profesor doktor Sali Berishës nuk është sot vetëm një fitore apo një vlerësim për të, por ajo është sot një fitore dhe një vlerësim për të gjithë demokratët anë e kënd Shqipërisë, për të gjithë qytetarët që sot me guxim luftojnë dhe çojnë më tej kauza shumë të drejta për ta mbrojtur këtë vend.

Ndërkohë, realiteti në këtë vend është dramatik. Sot Shqipëria drejtohet nga një pushtet i zhytur në korrupsion, i zhytur në krim. Kryeministri sot na shet luksin e udhëtimeve të veta nëpër Evropë, në Emirate, ndërsa qytetarët e këtij vendi përballen me varfëri, përballen me një vend që sot është duke u përmbytur. Ndërsa e pandehura Balluku, për korrupsionet dhe aferat së bashku me shefin e vet, e ka kthyer çdo projekt në një burim fitimi për veten e tyre, ndërkohë që qytetarët e këtij vendi sot mbeten të braktisur.

Sot vij këtu në këtë foltore për të përcjellë zërin e të gjithë banorëve të qarkut të Korçës. Një qark i cili rrezaton gjithmonë kulturë, qytetari, dinjitet, por një qark që sot është lënë në harresë nga qeveria shqiptare për shkak të mungesës së përgjegjësisë së saj ndaj qytetarëve. Sot banorët e qarkut të Korçës janë përballur me vështirësi të mëdha, me një krizë të trefishtë. Një krizë e cila erdhi si rezultat i reshjeve të ditëve të fundit. Reshjet shkatërruan rrugët e korrupsionit të kësaj qeverie, hodhën poshtë mundin dhe djersën e fermerëve shqiptarë, por edhe rrezikuan jetën e shumë banorëve. Dëmet sot janë shumë të mëdha për ekonominë e këtyre njerëzve. Shumë prodhime janë shkatërruar, shumë ferma ndodhen në gjendje të vështirë, dhe banorët janë braktisur totalisht pikërisht nga kjo qeveri e korruptuar.

Dhe do të theksoj sot rrugën Qukës-Qafë Ploçë. Një rrugë e cila ka nisur me një kosto prej 70 milionë eurosh, por sot u kushton xhepave të qytetarëve shqiptarë plot 260 milionë lekë. Një kosto e trefishuar dhe vetëm për 43 km rrugë, të ndërtuara për 14 vite. Të nderuar qytetarë, më thoni, në cilin vend ndërtohen rrugët me një kosto kaq të madhe? Por jo vetëm kaq, një rrugë e cila mund të ishte një rrugë vdekje për çdo qytetar të këtij vendi. E patë se çfarë ndodhi në rrugën Qukës-Qafë Ploçë.

Vazhdojmë më tej, me rrugën Korçë-Ersekë, investim plot 80 milionë euro. Një rrugë që kjo qeveri e inauguroi vetëm për fushatë elektorale, pa e kolauduar mirë dhe pa menduar që këto rrugë do të rrezikonin jetën e qytetarëve shqiptarë, sepse ata sot nuk interesohen për jetën e njerëzve, por interesohen vetëm për karriget e tyre.

Në fakt, këto nuk janë vetëm probleme të Korçës. Këto janë probleme të mbarë Shqipërisë. Dhe pikërisht korrupsioni i kësaj qeverie është ai që po i largon të rinjtë, po e shpopullon vendin, po i varfëron familjet shqiptare dhe po shkatërron besimin tek shteti.

Largimi sot i Edi Ramës, të dashur miq, nuk është një slogan politik, por është një domosdoshmëri jetike që këtij vendi t’i kthehet besimi tek shteti. Foltorja jonë parlamentaro-qytetare është vendi për të thënë të vërtetat pa frikë. Ndaj sot Shqipëria ka nevojë për një drejtim të ri, ka nevojë për një qeverisje të ndershme, për një model i cili respekton ligjin, punën dhe qytetarët e ndershëm të këtij vendi. Vetëm Partia Demokratike…

About Redaksia

Check Also

Manifest ideor i të djathtës shqiptare (vazhdim)

Nga Nikola KEDHI IIC. Shteti i së Drejtës: Ligji si kufi i pushtetit, jo si …