Nga Adriana KALAJA
Ju që më keni ndjekur dhe më keni mbështetur në gjithë këto vite, e dini se unë që në korrik të vitit 2022, e kam etiketuar si Bel(l)a Mafia.
Dhe koha, si për shumë gjëra të tjera, më dha të drejtë.
Sot media të ndryshme, bënë publike përgjigjen e ardhur nga SPAK, për dy kallëzimet e fundit (janë 11 vetëm kundra ish Zv. Kryeministres) bërë kundra Grupit të Strukturuar Kriminal, drejtuar nga Bel(l)a Mafia.
Sipas përgjigjes së SPAK (foto 1), me Nr. 4049 Prot, datë 18.11.2025, sqarohet se mbi bazën e kallëzimit penal bërë nga Adriana Kalaja, kundra shtetaseve Belinda Balluku, Ceno Klosi etj., është rregjistruar procedimi penal nr. 95, viti 2025.
Po në këtë shkresë, sqarohet se kallëzimi penal shtesë datë 16.09.2025, është administruar në kuadër të procedimit penal Nr. 95 e vitit 2025.
Nëse shihni me kujdes (fotot 2-3) dokumentat e paraqitura më poshtë, vihet re se në objektin e kallëzimit bazë, ndër të tjera, është kërkuar:
OBJEKTI: ……………
3. Paraqitjen e kërkesës pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në zbatim të nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale, të masës ndaluese të pezullimit nga detyra të shtetasve të kallëzuar më sipër.
Edhe në dokumentat e tjera të paraqitura më tej (fotot 4-6), vihet re se në objektin e kallëzimit penal shtesë, po kështu, është kërkuar:
OBJEKTI: ………….
3. Paraqitjen e kërkesës pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në zbatim të nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale, të masës ndaluese të pezullimit nga detyra të zyrtarëve të kallëzuar më sipër.
Siç lehtësisht evidentohet në të dy kallëzimet e mia, është kërkuar që nga ana e SPAK, në zbatim të nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale të kërkohet pranë GJKKO marjen:
– Të masës ndaluese të pezullimit nga detyra të zyrtarëve të kallëzuar më sipër.
Ndërkohë, që kjo kërkesë e imja, është kryer me veprime konkrete si nga SPAK ashtu dhe nga GJKKO, përsa kohë, që nga 31 tetori kur shtetësja Balluku, ndryshe Bel(l)a Mafia është marë e pandehur:
1. Nuk dha dorëheqjen;
2. Nuk u shkarkua nga Kryeministri.
Nëse ky veprim i sanksionuar me ligj dhe Kushtetutë, përsa kohë që nuk lidhet me mandatin e deputetit (pra të zgjedhur me votë), por të emëruar (detyrë shtetërore), quhet “grusht shteti”,
Po o njerëz të mirë.
E pranoj.
Unë jam krenare që kam kryer një “GRUSHT SHTETI”, por kundra Grupit të Strukturuar Kriminal, drejtuar nga Bel(l)a Mafia.
Po kështu, Ju e dini se unë kam depozituar 86 kallëzime penale, dhe këto nuk lidhen me emra të përveçëm, por me fenomenin e korrupsionit, padrejtësisë dhe krimit, që ka kapur çdo qelizë të shtetit.
Në këtë kuptim, unë do i shkoj deri në fund luftës me padrejtësinë, se këto janë parimet e mia, por nuk mund të lë pa përmendur një pjesë të fjalimit të të pandehurës Balluku (të lamtumirës sipas meje), që më bëri përshtypje kur tha se:
– Unë kam gjunjëzuar të gjithë “burrat”, që kam patur përballë.
Veprimet e Kryeministrit Rama, pas takimit 7 orësh, në fakt e legjitimojnë këtë frazë nga ky fjalim (i gjithi fjalimi ishte i bukur dhe korrekt në formë, por nuk lidhej me figurën dhe përmbajtjen), por unë i kujtoj Bel(l)a Mafias se ajo gjithmonë ka patur: përballë
A. O të paburra;
B. O pazarexhinj.
Për këtë arsye, unë e sfidoj të pandehurën Balluku, ndryshe Bel(l)a Mafian, pavarësisht se nuk kam si ajo me vete:
1. Pjesën më të madhe të medias;
2. Lidhjen me krimin;
3. Para të pista korrupsioni dhe krimi;
se shumë shpejt do e “gjunjëzoj” para ligjit dhe të drejtës, këtë mafioze të rrezikshme për vendin dhe shoqërinë shqiptare.
Edhe bashkëpunëtorët e saj (neni 25 i Kodit Penal si bazë ligjore në të dy kallëzimet).
Ju e dini që unë e mbaj fjalën.
Së shpejti……..





Gazeta RD