Shembja e rrugës Qukës–Qafë Plloçë 260 mln euro/ Berisha ndan videon: Krenarë me vjedhjen e tyre!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar një video në rrjetet sociale ku rikujton inaugurimin e disa muajve më parë të aksit rrugor Qukës–Qafë Plloçë, ceremoni e zhvilluar nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e pezulluar nga detyra, Belinda Balluku. Në pamjet e publikuara nga Berisha, shihet momenti kur Rama dhe Balluku inspektojnë rrugën, të pritur me këngë, valle polifonike dhe me kulaç nga banorët e zonës.

Por vetëm pak javë pas inaugurimit, një shi i parë vjeshte ka qenë i mjaftueshëm për të shkaktuar dëmtime serioze të rrugës me një kosto prej 260 milionë euro, një prej projekteve më të gjata dhe më të kushtueshme të infrastrukturës në vend. Sipas pamjeve të shpërndara nga Berisha, segmenti i sapohapur paraqitet i shkatërruar në disa pjesë: masa gjigante shkëmbore të shembura mbi asfalt, barriera mbrojtëse të shtrembëruara dhe zona të tëra të deformuara brenda pak sekondash.

About Redaksia

Check Also

“”Piçkla e vogël” e Kumbaros/ Tare: Duhen futur njerëz në burg, janë falsifikuar dokumenta

Studiuesi Auron Tare për abuzimet e ndërtimeve në bregdetin e jugut e veçanërisht në Gjirin …