Berisha e ka cilësuar si një nder të madh zgjedhjen e tij si nënkryetar i CDIë, organizata më e vjetër dhe më e madhe botërore e partive të qendrës së djathtë.
Ai tha se, ky votim është një vlerësim i drejtpërdrejtë për qëndresën e Partisë Demokratike në mbrojtje të lirisë, demokracisë dhe shtetit ligjor, por edhe për përpjekjet e tij personale për t’u qëndruar vlerave konservatore që ndan me partnerët ndërkombëtarë.
Berisha: Ishte nder i madh për mua, që u propozova dhe u zgjodha zv/president i organizatës më të vjetër dhe më të madhe në botë të partive të qendrës së djathtë.
Ishte një vlerësim i jashtëzakonshëm për qëndresën e Partisë Demokratike, në mbrojtje të vlerave, të lirisë, demokracisë, shtetit ligjor, që ndan me partitë e tjera.
Por ishte një vlerësim dhe nderim edhe për përpjekjet e mia personale për të qëndruar për ato të vërteta që unë besoj dhe që janë të përbashkëta. Për dinjitetin njerëzor, për lirinë dhe demokracinë.
Unë do të bëjë gjithçka që këtë nder të madh që më bënë, së bashku me opozitarët në Shqipëri, ta shndërroj në një fitore të forcave opozitare, të vlerave që këto forca mbrojnë dhe zhvillojnë.
Faleminderit!
Gazeta RD