Partia Demokratike dënon me forcë indiferencën skandaloze të qeverisë ndaj minatorëve të Spaçit në Mirditë që vijojnë prej javësh të nëpërkëmbën.
“Ndërsa qeveria e zhytur në kurrupsion vazhdon të shpërndajë favore për klientët e saj politikë, minatorët, punëtorët që përballen çdo ditë me risk për jetën e tyre, trajtohen si qytetarë të dorës së dytë. Kërkesat e minatorëve për paga të drejta dhe kushte minimale sigurie nuk janë vetëm të ligjshme, por edhe urgjente”, shkruan nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj.
Më tej në deklaratë nënvizohet se braktisja e tyre nga qeveria tregon një papërgjegjshmëri të thellë politike dhe një shkëputje totale nga realiteti i njerëzve që mbajnë ekonominë në këmbë.
“Partia Demokratike qëndron fuqimisht në krah të minatorëve dhe do të vazhdojë të denoncojë çdo abuzim, korrupsion dhe shpërfillje që rrezikon dinjitetin dhe jetën e tyre”.
Minatorët e Spaçit kanë njoftuar sot se më 27 Nëntor, ora 12:00, do të zhvillojnë një protestë dhe tubim të madh në sheshin pranë hyrjes së “Rrugës së Mundimeve”, në dalje të autostradës së Kombit.
Partia Demokratike dënon me forcë indiferencën skandaloze të qeverisë ndaj minatorëve të Spaçit në Mirditë që vijojnë prej javësh të nëpërkëmbën.
“Ndërsa qeveria e zhytur në kurrupsion vazhdon të shpërndajë favore për klientët e saj politikë, minatorët, punëtorët që përballen çdo ditë me risk për jetën e tyre, trajtohen si qytetarë të dorës së dytë. Kërkesat e minatorëve për paga të drejta dhe kushte minimale sigurie nuk janë vetëm të ligjshme, por edhe urgjente”, shkruhet në reagimin e postuar në facebook nga nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj.

Gazeta RD