Nga Eliona Kodra SHKRELI
Benet Beci heq monumentin e “13 Dhjetorit” pa “lejen” e Këshillit Bashkiak, që përkujton demonstratën anti komuniste të Shkodrës!
Skandali i radhës, një akt i paprecedent ka ndodhur në Shkodër, ku me urdhër personal të Benet Becit dhe pa e kaluar për miratim në Këshillin Bashkiak (si i vetmi institucion që merr vendime për spostimin apo vendosjen e busteve, monumenteve etj) është hequr nga Bashkia Shkodër, një monument që përkujton 13 dhjetorin 1990, demonstratën anti-komuniste ku u rrëzua edhe busti i diktatorit Enver Hoxha që ndodhej në qëndër të Shkodrës.
Në bazë të ligjit Nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”
“Neni mbi kompetencat e Këshillit Bashkiak përcakton se ai vendos për administrimin e pronës publike, përfshirë objekte me status të trashëgimisë.
Zhvendosja e një monumenti konsiderohet ndryshim i pronës publike → kërkon vendim formal të Këshillit Bashkiak”!
Benet Beci shkel mbi ligjin, shkel mbi Këshillin Bashkiak si institucion vendimmarrës por kjo nuk është diçka e re përderisa Beci është nën hetim nga SPAK pikërisht për shkelje të ligjit.
13 Dhjetori është një datë e rëndësishme për historinë anti-komuniste të Shkodrës ku qytetarët u ngritën kundër regjimit të egër duke rrëzuar bustin e diktatorit Hoxha.
Ky është skandali i radhës kur një kryebashkiak, vendos me vendim personal, të fshijë elementë simbolikë të qëndresës shkodrane, siç është heqja e monumentit të “13 Dhjetorit” për të vendosur në vënd të tij një skenë për festat e fundvitit!
Ky është një veprim komunist i sistemit rilindas, ku kulti i individit i lejon vetes të vendosë mbi heqjen e një simboli rezistence të një qyteti që gjithmonë ka “luftuar” për lirinë e demokracinë dhe kundër regjimeve.
Ky është turpi i radhës i kryebashkiakut Beci, i cili, urrejtjen për shpirtin anti-komunist të Shkodrës vendos të përdhosë data e ngjarje historike, të cilat janë të gdhendura në gërmat e historisë, jo vetëm të Shkodrës por të Shqipërisë.
Ky akt i paprecedent dhe i papranueshëm ku Benet Beci del mbi ligjin dhe mbi kompetencat e Këshillit Bashkiak kërkon reagim të fortë nga shkodranët, nuk mundet një kryebashkiak, që në emër të urrejtjes ndaj demokracisë dhe lirisë së një qyteti, të ndërmarrë nisma të tilla anti-historike duke u munduar të shuajë kujtesën 35 vjeçare të një ngjarje të rëndësishme në periudhën pas-komuniste të vëndit!
Heqja e bustit të “13 Dhjetorit” është një akt skandaloz ndaj një qyteti që lirinë e ka të shenjtë!
Dënoj me forcë këtë veprim të kryebashkiakut që është kandidat për qelitë e burgut, Benet Becit, i cili çdo ditë e më shumë po tregon fytyrën e vërtetë të Rilindjes komuniste dhe urrejtjes personale të Tij ndaj Shkodrës dhe historisë së saj.
Benet Beci….Shkodra nuk është shtëpia jote! Shkodra është shtëpia e shkodranëve, nuk mund të bësh ç’të duash me të e aq më tepër të përdhosësh ngjarje të lavdishme të Shkodrës!
Ky është veprimi më i ulët që një kryebashkiak mund t’i bëjë historisë së një qyteti, një veprim që duhet dënuar nga të gjithë shkodranët!
Gazeta RD