Berisha: Kjo është rruga Qukës – Qafë Plloçë që nga 73 milionë shkoi në 360 milionë euro!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar edhe njëherë tjetër në lidhje me prishjen e rrugës Qukës-Qafë Plloçë, vetëm 2 muaj pas inagurimit të saj nga Edi Rama dhe Belinda Balluku.

Në postimin e tij në Facebook Berisha shkruan se, kjo është rruga Qukës- Qafë Plloçë që nga 73 milionë euro shkoi në 360 milionë euro.

Reagimi

Superskandal! Kjo është rruga Qukës- Qafë Plloçë që nga 73 milionë euro shkoi në 360 milionë euro. Rruga që shembet vetëm disa muaj pas përfundimit është ndërtuar nga Kompania e 2T, që është dhe kompania që ka ndërtuar dhe Pallatin në pajë, pallatin e Zonjës Rama pa asnjë fature tatimore, ndërtimore, bankare etj.

 

About Redaksia

Check Also

Pse heshtet për të pandehurën Balluku?

Nga Adriana KALAJA Prej muajsh shoh një sulm të frikshëm, kryesisht mediatik, për të heshtur, …