“LaCivita ka sjellë çekun 9 miliardë dollarë”/ Skandali si po mashtrohet Brukseli për Berishën

Një fushatë skandaloze mashtrimesh është ndërmarrë muajt e fundit që nga zyra e Delegacionit Europian të drejtuar nga Gonzato dhe deri tek komisionerë të Komisionit Europian si Kos ndaj Berishës dhe opozitës në Shqipëri. Në takime me eurodeputetë këta dy njerëz mashtrojnë Bashkimin Europian dhe u deklarojnë eurodeputetëve se opozita në Shqipëri është anti-përëndimore sepse mbështet politikat e Presidentit amerikan, Donald Trump.

Kulmi i këtyre mashtrimeve ka arritur deri aty sa kanë sajuar një çek 9 miliardë dollarë që opozita dhe Berisha, sipas tyre, do të merrnin përmes LaCivita në rast të fitores së zgjedhjeve të 11 majit për ta larguar Shqipërinë nga Bashkimi Europian.

Këto mashtrime janë si alibi e këtyre mashtruesve për të imponuar një mbështetje ndaj regjimit dhe Ramës, që sipas tyre është i vetmi që mbështet politikat e BE sepse është një kundërshtar i Presidentit Trump. Kemi të bëjmë me mashtrime të gatuara në zyrat e Soros, që janë të turpshme kur ato serviren nga zyrtarë të lartë të Brukselit.

Reagimi i Berishës

Sa i përket mashtrimit se Berisha ka axhendë MAGA-n, MAGA si program i një partie konservatore, ka shtylla e shkëlqyera të mbrojtjes të vlerave që partitë konservatore ndajnë, dhe unë i rikujtoj atij zotërie, se nuk e di ku ka qenë ai 32 vjet më parë kur Sali Berisha ka vendosur në Shqipëri taksën e dytë më të ulët në botë, TVSH-në më të ulët në botë pas një vendi tjetër dhe sistemin fiskal më konservator, më të ulët.

Ka bërë gjithçka për konsolidimin e familjes, ka mbrojtur interesin kombëtar.

Pra, në qoftë se ka një konkordancë, ne jemi krenarë për vlerat që mbrojmë dhe nuk mundet kurrë asnjë njeri nga pozitat e ekstremizmit të majtë të bëjë gjah shtrigash kundër programit tonë.

Në rast se presidenti Donald Trump këto vlera po i mbron dhe po i konsolidon në SHBA, ky është interesi i mbarë njerëzimit.

Apo pas mashtrimit tjetër se Chris LaCivita ka sjellë këtu çekun 9 miliardë euro në rast se fiton Shqipëria për t’u shkëputur nga BE.

Shqiptarët duhet ta dinë se kjo është propagandë e Edi Ramës dhe është përcjellë në të gjitha nivelet në kancelaritë në Bruksel.

Këto janë shpifje të turpshme.

Do blika mosanëtarësimin, përkundrazi, politika e SHBA ka qenë dhe është që Shqipëria të anëtarësohet në BE.

Por i theksova këto sepse janë fakte reale, janë të pamohueshme,

Dhe natyrisht në këtë mjedis, zonja Kos mund të bëjë çdo deklaratë, por nuk është e vetme zonja Kos. Jo!

 

 

About Krye Redaktor

Check Also

“Më flet për Vlorën dhe…”/ Modelja e videove po*rno tregon bisedat me Ramën

Modelja e videove porno tek “OnlyFans”, Bia Khalifa nga Rumania, e cila së fundmi është …