Foto/ Kaos në aksin Tiranë-Vorë

Rruga dytësore Tiranë-Vorë ndodhet në gjendje të amortizuar, me gropa dhe pellgje të mbushura nga reshjet e shiut që pushtuan vendin ditët e fundit.

Sipas fotos së publikuar nga JOQ, shihet se si pasojë e amortizimit të rrugës një makinë tip “Ford”, ka mbetur e bllokuar në një gropë me ujë duke shkaktuar kaos dhe trafik në zonë.

Ndërkohë drejtuesit e mjeteve janë shprehur se kjo situatë është e përditshme dhe makinat po ju coptohen dita-ditës për shkak të amortizimit të rrugës dhe mungesës së reagimit nga institucionet përgjegjëse.

About Redaksia

Check Also

Noka: Një përgjigje për deputetin e linjës 0900

Nga Flamur NOKA Një përgjigje për deputetin e linjës 0900 PD nuk i shërben si …