Integrimi si gjethe fiku…

Nga Iva V.GRILLO

Ka disa javë që duket qartë që narrativa me integrim, dashuri pa kushte me Evropën, etj janë komardarja e shpëtimit që po kërkon Rama për të ruajtur kokën e tij… se nga çfarë rreziku, më mirë se të gjithë e di ai, pavarësisht se ne mund t’a marrim me mend.

Por që të pretendohet që marrëdhënia e BE me Shqipërinë dhe rruga e integrimit u varkërka nga një person i vetëm, që për më tepër është nën hetim penal… kjo vetëm nga propaganda rilindase mund të artikulohet në mënyrë kaq qesharake.

BE e di më mirë se kushdo se një proces aq i standartizuar nuk mund të varet nga një person i vetëm, ndaj edhe përfaqësuesit e vet në Tiranë duhet të reagojnë dhe të distancohen hapur nga një pretendim kaq absurd dhe abuziv i Tiranës zyrtare.

Përdryshe do të lejojnë me vetëdije që procesi i integrimit dhe ata vetë për të disatën herë të përdoren si gjethe fiku nga një grup të strukturuar kriminal i cili i bën rrush e kumbulla taksat e shqiptarëve dhe sidomos të qytetarëve europianë.

Zyrtarë të BE-së në Bruksel dhe Tiranë janë të paralajmëruar me kohë që po mbështesin një regjim kleptomanësh… tashmë nuk kanë asnjë alibi se “nuk dinim, nuk pamë, nuk dëgjuam”…

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe teksti që thotë "MAPO POLITIKE Po bllokohen 800 projekte në ne rrugen e BE, shkresa e plotë e Qeverisë për Belinda Ballukun Linkun gjeni në Biolink ose nẽ mapo.al f www.mapo.al www."

About Redaksia

Check Also

Kthejani pronarit ato 6 kile kokainë, mos u turpëroni!

Nga Basir ÇOLLAKU Këto ditë një zyrtar policie, lexova tangent nëpër lajme të shumta, përcillte …