Presidenti i Partisë së Lirisë, ish-Presidenti Ilir Meta, i cili ndodhet në burg ka bërë një kërkesë për t’u marrë në pyetje në lidhje me dosjen e 21 janarit.
Në shkresën drejtuar Prokurorit të Posaçëm, Alfred Shehu, Ilir Meta shprehet se ka dijeni dhe mund të japë dëshmi të vlefshme për rrethanat e ngjarjes.
“Unë kam dijeni dhe mund të jap dëshmi të vlefshme për rrethanat e asaj ngjarje, dëshmi të cilat nuk janë të njohura nga organi procedues, të cilat mund t’i shërbejnë për të zbardhur ngjarjen”, shkruan Meta në shkresë.
Ilir Meta shprehet se eshte në dispozicion të organit te procedurës në çdo moment që ajo do jetë e gatshme!
“Unë Ilir Metaj, duke qenë se kam dijeni dhe mund të jap dëshmi të vlefshme për rrethanat e asaj ngjarje, dëshmi të cilat nuk janë të njohura nga organi procedues, të cilat mund t’i shërbejnë për t’i zbardhur ngjarjen”, thuhet në kërkesën drejtuar prokurorit të posaçëm Alfred Shehu.

SPAK po heton për akuzat e “vrasjes për shkak të cilësive të veçanta të viktimës”, shpërdorim detyre dhe veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës.
Në kuadër të këtij hetimi, SPAK ka marrë pas një dekade e gjysme dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-ministrit të brendshëm Lulzim Basha.
Më 21 janar në Bulevardin dëshmorët e kombit u vranë Faik Myrtaj, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Për vrasjen e Myrtaj dhe Veizit janë dënuar më 1 vit ish-kreu i gardës Ndrea Prendi dhe me 3 vite burg ish-gardisti Agim Llupo. Dy vrasjet e tjera mbetën pa autorësi.
Gazeta RD