Berisha: Bashkëhajdutët Rama-Balluku po shesin si standard evropian përpjekjen e tyre për t’u mbrojtur nga vjedhjet e tmerrshme

Kryetari i PD, Sali Berisha është shprehur në konferencën për media se Edi Rama dhe Belinda Balluku, po i shesin publikut si “standarde evropiane” përpjekjet e tyre për t’u mbrojtur nga akuzat për vjedhje dhe shpërdorim detyre.
Berisha tha se sjellje të tilla nuk do të toleroheshin në vende të Bashkimit Evropian, ku ministrat japin dorëheqje sapo shpërthen një skandal, ndërsa në Shqipëri, sipas tij, kërkohet përmbysja e vendimeve gjyqësore në Gjykatën Kushtetuese për të shmangur përgjegjësinë penale.
“Pra, siç e shihni, mbrojtja, nuk akt më të turpshëm se dy hajdutë sot në Gjykatën Kushtetuese, në një kohë kur ligji shqiptar, ligji evropian, praktika evropiane, është e tillë.
Po ju mund të thoni vende të tjera. Po Gjermania?
Nuk ndodh kurrë në Gjermani që të dalë një skandal dhe të mos japë dorëheqjen.
Nuk ndodh ndonjëherë kjo.
Nuk ka nevojë atje të pezullojë se ikin vetë.
Nuk ndodh kjo në Suedi, në Austri, nuk ndodh kjo në këto vende.
Unë nuk njoh legjislacionin, po atje nuk ndodh, ndaj dhe nuk ka raste që të citohen.
Për të mos cituar pastaj ligjin Severino që është ligj i jashtëzakonshëm.
U ndala te këto për t’u faktuar shqiptarëve se janë të aftë të bëjnë dy bashkëhajdutë. Çfarë mashtrimesh.
Se si u shesin përpjekjet e tmerrshme për të mbrojtur nga vjedhjet e tyre si standarde evropiane. Akti i turpshëm”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Si u bojkotua fjala e Ramës në parlamentin izraelit

Fjalimi i Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Parlamentin izraelit (Knesset) u zhvillua në një …