Boçi: Jemi këtu jo për të qenë bashkë për një rezultat që mazhoranca ka parapërgatitur!

Ditën e sotme është mblidhur Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale.

Bashkëkryetari Luçiano Boçi ka deklaruar se pavarësisht se “shitet” sikur ky komision u krijua si përgatitje për anëtarësimin në BE, në të vërtetë kjo vjen pas dështimit të reformës paraardhëse territoriale.

“Shqipëria po bëhet gati të hyjë në BE dhe duhen standarde dhe në nivel lokal. Ajo që na ka bërë bashkë nuk është në fakt BE por dështimi i reformës së 2015, që u kthye në një centralizim duke i hequr kompetenca pushtetit lokal dhe duke e çuar qeverisjen vendore në mos funksionim në disa territore. Kërkesa kryesore është më shumë bashki dhe më shumë shërbime. Pra një Reformë e re Territoriale. Jemi këtu për të bashkëpunuar, por jo për të qenë bashkë për një rezultat që mazhoranca ka parapërgatitur.

Aspekt shumë i rëndësishëm i komunikimit është llogaridhënia. Dhe sot nuk ka llogaridhënie dhe prandaj ndodhin dhe këto gjëra që unë i thashë pak më parë. Po mos të marrim argumenta të kundërt. PD u ul në tryezën e 2015-ës, ishte për zvogëlimin e numrit të bashkive, por duke respektuar ato parime dhe standarte të cilat i dëgjova dhe sot. Domethënë, janë dëgjuar dhe atëherë, forcimin e bashkive në pikëpamje financiare, në pikëpamje të autonomisë, rritje e shërbimit publik, thashë zhvillimi i ekuilibruar i territorit, se këto janë thënë dhe atëherë, po nuk u respektuan.

U vendos në bazë të interesave politikë të numrit të votave dhe të bashkimit të votave. Madje ka raste kur territore të caktuara janë kafshuar, janë marrë, janë futur, janë bashkuar sepse llogaria elektorale”, u shpreh Boçi.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Atë që Rama përjetoi në vitin 1991, kur ikte me autoblinda nga Blloku, do ta provojë sërish!

Kryetari i PD, Sali Berisha, duke folur në Foltoren para kryeministrisë tha se, atë që …