CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Pa opozitën, që zbuloi e kallëzoi aferat monstruoze, nuk tronditej kurrë narkoqeveria Rama!

Nga Petrit VASILI

Me të drejtë opinioni kërkon shumë e më shumë nga opozita si faktori i vetëm politik, që mund të nxjerrë vendin nga kriza e rëndë.

Me të drejtë opozitës i bëhen kritika për një funksionim dhe organizim më të mirë e më kapilar, që rrit kontaktet me njerëzit e thjeshtë dhe fiton besimin e tyre.

Por përveç kësaj, kushdo person objektiv duhet të pranojë, jo ata që hanë tek çorba e Ramës, se pa zbulimin dhe denoncimin e qindra aferave të qeverisë prej opozitës, Rama do qeveriste e do të grabiste pa mëshirë pa i hyrë gjemb në këmbë.

I gjithë blloku kryesor opozitar PD–PL (LSI) kanë denoncuar aferat, që rrënuan Ramën dhe detyruan edhe SPAK-un të bëjë disa veprime duke cituar si bazë kallëzimet e opozitës.

Mendoni pak sikur opozita të mos ta bënte këtë, kujtoni aferat e inceneratorëve, Teatrin Kombëtar dhe shembjen e tij, aferën 5D, denoncimet pa fund për vjedhjet me rrugët e florinjta, EchoPark-un në Durrës, Portin e Durrësit, aferën McGonigal dhe lista nuk mbaron.

Pra miliarda do vazhdonin të vidheshin dhe narkoshteti do të kthehej në beton kriminaliteti, shtypjeje dhe antidemokracie.

Sot në çdo tavolinë politike vendimmarrëse të botës është e vulosur që më 11 maj ndodhi një terror elektoral mafioz, por të mos harrojë askush se vetëm falë opozitës i gjithë ky krim u bë i ditur me mijëra fakte, prova e dokumente të mbledhura me kurajo e me durim nga opozita.

Ka një skenar të qartë të Ramës për të paraqitur si problem opozitën duke sponsorizuar media dhe analistë të shpëlarë dhe të akaparuar dhe për të thënë se njëlloj jemi të gjithë.

Ky skenar është e vetmja përpjekje e dëshpëruar që Ramës i ka mbetur, por askush nuk mund të harrojë se përballë tij janë aferat miliardere të grabitjeve të qeverisë së tij, të bashkive të tij dhe i gjithë narkosistemi i tij i cili tashmë është zbuluar krejt.

Ndaj sa herë flasim për opozitën, sa herë bëhen kritika e vërejtje sigurisht të sinqerta dhe jo të kuzhinës së Ramës, nuk duhet harruar kurrë sa shumë ka bërë ajo në këto vite terrori të vërtetë të narkoshtetit dhe në çfarë situate pa asnjë rrugëdalje do të ishim pa denoncimet e saj aq të forta që kanë tronditur në themel qeverinë dhe sistemin narkoRama.

Ta përmirësojmë vazhdimisht opozitën, por pa harruar kurrë se përballë është narkoshteti i Ramës që është i vetmi në historinë qindravjeçare të Evropës.

Ndaj përballja me narkoregjimin i bën të gjithë bashkë ata, që duan një Shqipëri të lirë dhe demokratike.

Po të gjithë bashkë mund të përmirësojmë dhe përkryejmë opozitën për të mirën e vendit me qëllimin e pakthyeshëm largimin një herë e përgjithmonë nga historia e sotme dhe e ardhme e Shqipërisë turpin e zi të narkoshtetit monstruozisht të korruptuar.

Çdo opozitar i ndershëm është aq i domosdoshëm dhe askurrë i tepërt.

About Redaksia

Check Also

“”Piçkla e vogël” e Kumbaros/ Tare: Duhen futur njerëz në burg, janë falsifikuar dokumenta

Studiuesi Auron Tare për abuzimet e ndërtimeve në bregdetin e jugut e veçanërisht në Gjirin …