Përmbytjet/ Del nga shtrati lumi Ishëm, qindra hektarë tokë nën ujë në Krujë

Qindra hektarë tokë bujqësore të mbjella me kultura të ndryshme janë përmbytur mëngjesin e sotëm në fshatin Muriqinë të Krujës.

Shkak i kësaj situate është bërë dalja nga shtrati e lumit Ishëm si pasojë e reshjeve të dendura të rëna gjatë 24 orëve të fundit.

Lagjja fundore e fshatit Muriqinë që lidh lagjen me pjesën tjetër te vendit është izoluar pasi rruga është mbuluar nga uji, niveli i të cilit në disa pika shkon rreth 40 cm duke e bërë rrugën të kalueshme vetëm me mjete të larta.

Fatmirësisht deri në këto momente nuk raportohet për problematika të tjera por gjithçka varet nga reshjet dhe prurjet e lumit nga Tirana nëse shirat do vijojnë.

Kujtojmë se në të kaluarën, për të evakuuar banorët nga disa lagje të këtij fshati është dashur ndërhyrja e palombarëve me gomone por edhe ndërhyrja me helikopter.

About Redaksia

Check Also

Plas keq në PS/ Rama i sulet Tërmetit: Mos më çaj…

Në një mbledhje të tensionuar të Asamblesë së Partisë Socialiste për qarkun e Gjirokastrës, e …