Përmbytjet/ Këlliçi: Mijëra hektarë nën ujë e humbje jete njerëzore!

Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka reaguar për situatën e rëndë nga përmbytje masive që kanë përfshirë vendin tonë prej një jave.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Këlliçi shkruan se, situata e rënë me përmbytjet është tregues se qytetarët janë të harruar totalisht nga shteti.

Këlliçi thekson se, mungesat e investimeve në infrastrukturë, në kanalet e kullimit apo në hidrovoret e harruar sjell pasoja të pallogaritshme në jetët njerëzore të prekura nga përmbytjet.

Reagimi

Situata e rëndë e përmbytjeve në Shqipëri është tregues për qytetarë të harruar totalisht nga shteti.

Mijëra hektarë nën ujë, të mbjella dhe ekonomi familjare të shkatërruara, mjerisht edhe humbje në jetë njerëzore.

Faktorët natyrorë në Shqipëri shndërrohen në tragjedi në mënyrë të vazhdueshme.

Kjo jo si fatalitet hyjnor por si neglizhencë e qëllimshme 12 vjeçare.

Mungesat e investimeve në infrastrukturë, në kanalet e kullimit apo në hidrovoret e harruar sjell pasoja të pallogaritshme në jetët njerëzore të prekura nga përmbytjet.

Partia Demokratike qëndron për ndihmën urgjente, efikase dhe dëmshpërblimin e plotë të banorëve të lënë në mëshirën e fatit.

About Redaksia

Check Also

Gysi i kthehet ne ferr/ Urdhëroi arrestimin e qytetarit se i kujtoi verën 33 mijë euro

Një situatë e tensionuar është shënuar gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me banorët e …