Misioni i NATO-s uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë

Misioni i NATO-s ka përcjellë urimet e tij për Shqipërinë me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë. Në një mesazh zyrtar, Misioni vlerëson qëndrueshmërinë e vendit si dhe kontributin e vazhdueshëm në kuadër të Aleancës.

“Në këtë ditë të veçantë, ne festojmë pavarësinë e Shqipërisë, qëndrueshmërinë dhe kontributet e vazhdueshme në Aleancën tonë. Jemi krenarë që qëndrojmë pranë jush si partnerë dhe miq të besuar të NATO-s. Urime!”, thuhet në deklaratën e Misionit.

Urimi i aleatëve thekson edhe një herë rolin e rëndësishëm që Shqipëria ka në NATO dhe bashkëpunimin e ngushtë mes palëve në garantimin e sigurisë dhe stabilitetit rajonal.

About Redaksia

Check Also

Urdhëri i Ramës për rritjen e çmimit të naftës/ Dy taksat e reja mbi karburantet

Klodian TOMORRI Ironia arriti kulmin sot. Kryeministri mblodhi ministra, drejtore tatimesh, doganiere, Task-Forciere dhe tregtare …