Misioni i NATO-s uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë

Misioni i NATO-s ka përcjellë urimet e tij për Shqipërinë me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë. Në një mesazh zyrtar, Misioni vlerëson qëndrueshmërinë e vendit si dhe kontributin e vazhdueshëm në kuadër të Aleancës.

“Në këtë ditë të veçantë, ne festojmë pavarësinë e Shqipërisë, qëndrueshmërinë dhe kontributet e vazhdueshme në Aleancën tonë. Jemi krenarë që qëndrojmë pranë jush si partnerë dhe miq të besuar të NATO-s. Urime!”, thuhet në deklaratën e Misionit.

Urimi i aleatëve thekson edhe një herë rolin e rëndësishëm që Shqipëria ka në NATO dhe bashkëpunimin e ngushtë mes palëve në garantimin e sigurisë dhe stabilitetit rajonal.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …