Pas Rubios vjen mesazhi i Trump/ “Prioriteti ynë në Shqipëri, lufta ndaj organizatave kriminale…”

Prioritet i Presidentit Trump dhe Shteteve të Bashkuara në Shqipëri është stabiliteti rajonal, lufta kundër organizatave kriminale ndërkombëtare dhe zgjerimi i shanseve në fushën e biznesit dhe tregtisë.

Presidenti amerikan Donald Trump i ka dërguar një telegram të posaçëm Presidentit Bajram Begaj, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Në këtë mesazh, Trump përcjell urimet e tij për popullin shqiptar dhe riafirmon angazhimin e Shteteve të Bashkuara për forcimin e bashkëpunimit me Shqipërinë.

“Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, ju dërgoj urimet tona më të mira juve dhe popullit të Shqipërisë ndërsa festoni pavarësinë tuaj”, shkruan ai.

Trump thekson se SHBA dhe Shqipëria gëzojnë një partneritet të konsoliduar, të bazuar mbi lidhje të forta sigurie, ekonomike dhe njerëzore.

Ai shpreh gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin mbi prioritetet e përbashkëta, si stabiliteti rajonal, lufta kundër organizatave kriminale ndërkombëtare dhe zgjerimi i shanseve në fushën e biznesit dhe tregtisë.

About Krye Redaktor

Check Also

Bandat kriminale të Ramës sulmuan selinë e PD me gazlostjellës/ Një i plagosur

Një grup banditësh të Ramës kanë sulmuar me gaz lotsjellës selinë e PD gjë që …