Berisha: Në kushtet e diktaturave autoritare, qëndrimi në opozitë është një mision!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, në kushtet e diktaturave autoritare, qëndrimi në opozitë nuk është thjesht një zgjedhje politike, por një mision që kërkon vendosmëri dhe që largimi nga ky mision mund të ndodhë vetëm përmes votës së qytetarëve.
Ai shpjegoi se Partia Demokratike vendos fatin e drejtuesve dhe anëtarëve të saj nëpërmjet procesit demokratik të votës, duke theksuar se në një pluralizëm funksional, humbja e zgjedhjeve është kriteri më i shëndoshë për dorëheqjen e drejtuesve.
“Partia Demokratike është një parti e cila përcakton fatin e drejtuesve dhe anëtarëve të saj nëpërmjet votës. Në kushtet e një pluralizmi funksional nuk ka asnjë dyshim që humbja e zgjedhjeve është kriteri më i shëndoshë për dorëheqjen e atyre që drejtojnë.
Por në kushtet e farsës elektorale dhe narkoshetit, në kushtet kur zgjedhje janë farsë dhe jo zgjedhje normale, një akt i tillë do ti shërbente diktatorit dhe atyre që shtypin pluralizmin.
Një akt i tillë nuk mund të ndodhë, përveç se me votën e demokratëve shqiptarë.
Ndaj unë Marsel të ftojë të përdorësh votën tënde sipas vullnetit që ke, ose të marrësh pjesë në të gjithë garat e kësaj partie.
Pra, edhe njëherë në kushtet e diktaturave autoritare, qëndrimi në opozitë është një mision dhe largimi nga misioni bëhet vetëm nëpërmjet votës”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Manifest ideor i të djathtës shqiptare (vazhdim)

Nga Nikola KEDHI IIC. Shteti i së Drejtës: Ligji si kufi i pushtetit, jo si …