Kartelet e drogës/ Trump: Shumë shpejt nisin sulmet tokësore ndaj Maduros

Çfarë tha Trump në një bisedë me personelin ushtarak!

Presidenti amerikan Donald Trump la të kuptohej se Shtetet e Bashkuara po përgatiten të ndërmarrin veprime të reja kundër rrjeteve të dyshuara të trafikimit të drogës në Venezuelë, duke i thënë personelit ushtarak gjatë një telefonate për Ditën e Falenderimeve se, përpjekjet për sulme tokësore do të fillonin “shumë shpejt”.

“Në javët e fundit, ju keni punuar për të shkatërruar trafikantët e drogës venezuelianë, të cilët janë të shumtë. Sigurisht, nuk po vijnë më nga deti”, i tha Trump personelit ushtarak gjatë telefonatës.

“Ndoshta e keni vënë re se njerëzit nuk duan të bëjnë dërgesa nga deti dhe ne do të fillojmë t’i ndalojmë ata edhe nga toka”, vazhdoi presidenti.

“Toka është më e lehtë, por kjo do të fillojë shumë shpejt!”

About Krye Redaktor

Check Also

Albin Kurti bashkon të gjitha partitë shqiptare për zgjedhjet në Serbi

Përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja kanë arritur marrëveshje për të …