Zhupa: Fermerët në Çukë po përballen me humbje të mëdha pas çarjes së argjinaturës së Bistricës

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka denoncuar situatën e rënduar në Çukë, ku fermerët po vuajnë pasojat e rënda të çarjes së argjinaturës së lumit të Bistricës.

Sipas saj, qindra tonë misër dhe produkte të tjera bujqësore janë shkatërruar brenda magazinave, ndërsa mbi 700 krerë bagëti kanë ngordhur. Në një status në FB, Zhupa thekson se mungesa e investimeve në mirëmbajtjen e argjinaturave dhe kanaleve kulluese, si edhe mospasja e mjeteve të duhura për ndërhyrje, e ka përkeqësuar ndjeshëm situatën.

Postimi

Në Çukë, fermerët po përballen me pasoja të rënda pas çarjes së argjinaturës së lumit të Bistricës. Qindra tonë misër dhe produkte të tjera bujqësore u shkatërruan brenda magazinave dhe mbi 700 krerë bagëti kanë ngordhur.

Mungesa e investimeve në mirëmbajtjen e argjinaturave, kanaleve kulluese dhe mungesa e mjeteve për ndërhyrje e rënduan edhe më shumë situatën.

Sot, më shumë se kurrë, banorët e prekur në Cukë kanë nevojë për mbështetje dhe dëmshpërblimet për pasojat që ju erdhën jo vetëm nga shirat por dhe nga keqmenaxhimi shtetëror.

About Redaksia

Check Also

Vera me vlerë 2.8 milionë euro/ Gafa e madhe-Kujt ja dorëzoi shishet e verës SPAK…

Skandali i zhdukjes së shisheve të shtrenjta të verës që u zbuluan në një qilar …