Berisha: Rama mashtroi në prani të Kosit për të mbrojtur Ballukun! Frikë nga drejtësia!Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së Edi Ramës, i cili u shpreh në prani të Komisioneres për Zgjerimin në BE, Marta Kos, se “praktika e GJKKO për të pezulluar zv/kryeministren e pandehur Belinda Balluku, është unike në Europë”.
Në një postim në rrjete sociale, Berisha shkruan se, kjo është një gënjeshtër e Ramës, pasi sipas tij pezullimi i ministrave gjatë hetimeve është praktikë normale në BE.
Berisha thotë se kjo deklaratë e Ramës në mbrojtje të Ballukut vjen pasi ka frikë nga drejtësia.
“Rama mashtroi paturpësisht në deklaratën me Marta Kos për të mbrojtur Lubinë. Pezullimi i ministrave gjatë hetimeve është praktikë normale në BE: Rumani, Itali, Francë, Belgjikë, Kroaci, Spanjë. Vetëm në Shqipërinë e Rama–Ballukut prezantohet si “puç”. E vërteta është e thjeshtë: frikë nga drejtësia!”, shkruan Berisha.
Gazeta RD