Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me deklaratën e Edi Ramës i cili tha se pezullimi i Belinda Ballukut nga detyra është unike në historinë e Europës dhe një shpikje e padëgjuar ndonjëherë.
Bardhi e cilëson Ramën një mashtrues publik që shërben si zyrë avokatie për të pandehurën Belinda Balluku.
Reagim i Bardhit
MASHTRUES PUBLIK!
Unike në historinë e Europës është që Kryeministri shërben si zyrë avokatie për të pandehurën Belinda Balluku dhe që Shqipëria ka Zëvëndëskryeministër një person zyrtarisht të pandehur për abuzim me detyrën.
Gazeta RD