Berisha: Kush gënjen për Komisionin e Venecias, Rama apo Diella?

Kryetari i PD,  Sali Berisha akuzon kryeministrin Rama se po mashtron publikun lidhur me qëndrimet e Komisionit të Venecias për pezullimin e ministrave nga detyra. Sipas Berishës, Rama po përdor “avokatinë e turpshme” për të mbrojtur veten dhe Belinda Ballukun në aferën e tunelit të Llogarasë, ndërsa ushtron presion ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Reagimi i kreut të PD, Berisha

Ministrja Diella: Rama është hajdut dhe mashtrues publik

Të dashur miq,

Edi Rama sot, në avokatinë e tij të turpshme të vjedhjeve të tij me Lubi Ballukun në tunelin e Llogarasë dhe në një presion të hapur ndaj Gjykatës Kushtetuese, ju tha shqiptarëve se Komisioni i Venecias është shprehur kundër pezullimit të ministrave nga detyra.

Kurse Diella thotë se nuk ka asnjë raport të Komisionit të Venecias për pezullime ministrash konkret, as në tërësi, por ka raporte vetëm për të zgjedhur vendor.

Pyetja ime është: Kush gënjen?

Diella apo Rama?

Apo kujt t’i besojmë: Diellës që është e paanshme, apo Ramës të zhytur gjer në vesh në aferën e pistë të tunelit të Llogarasë?

About Redaksia

Check Also

Revoltë jashtë Parlamentit, thirrja e protestuesve: Arrestoni Ramën!

Vijojnë tensionet para Parlamentit, ku protestuesit janë vendosur që në orët e para me thirrjet …