21 Janari/ Berisha: Baza e asaj ngjarje ishte manipulimi i një regjistrimi! Shpresoj të merren me seriozitet me atë çështje

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka reaguar gjatë ditës së sotme edhe për hetimet për 21 janarin.

Berisha tha se, baza e asaj ngjarje ishte manipulimi i një regjistrimi.

“E para nuk kam dijeni se cilat di Ilir Meta më shumë se unë.

Mund të dijë se është normale sepse ju e dini se ajo ngjarje ka në bazë falsifikimin dhe aty fillon, falsifikimin, manipulimin e një regjistrimi të një ish-ministri, të ndjerit Dritan Prifti, i cili për hir të të vërtetës mendoi se mund të më bëjë presion, por unë i thashë sa të dalësh nga dera ime, bëje publike.

Ky jam, nuk mund të më marrë kush peng mua.

Kështu që Ilir Meta mund të ketë gjëra për të sqaruar më shumë se unë në këtë drejtim.

Ai e çoi regjistrimin në një institut italian shumë serioz dhe ata deklaruan se është 28 herë copy-paste, i manipuluar.

E ka bërë Edi Rama me Filip Çakullin.

Shpresoj të merren me seriozitetin më të madh për këtë çështje…

…Kryeprokurori i ri, nuk kam asnjë të dhënë. Nuk kam asnjë lloj preference.

Qëndrimi im varet ka apo nuk ka lidhje me krimin.

Kaq!

Në qoftë se unë sulmoj sot Altin Troplinin, e sulmoj sepse kam identifikuar, kam vërtetuar lidhjet e tij me krimin.

Pikë! Asgjë tjetër!

Në qoftë se unë konstatoj një gjë të tillë, unë kurrë nuk mund të flas kundër një njeriu që mund të zbatojë ligjin.

Kanë kohë në sistem. Po pse kanë qenë edhe në kohën time, unë nuk mund të them.

Këtë Krajën unë e kam nxjerrë nga sistemi, por e ka futur në sistem Fatos Nano, i ndjeri”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Mediat e huaja jehonë protestës/ Reuters: Sulmohet me molotov Kryeministria, kërkohet dorëheqja e Ramës

Protestues në Tiranë hodhën bomba molotov drejt godinës qeveritare ku ndodhet zyra e kryeministrit Edi …