Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi se masat ndaj ministrit Balluku nuk respektojnë proporcionalitetin, duke theksuar se Lubia duhej të ishte në burg për rastin e dhjetëra milionë eurove.
Ai e krahasoi situatën me rastin e Erion Veliajt, i cili u ndëshkua për shumë më pak, dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama për presion të madh ndaj Gjykatës Kushtetuese.
Berisha tha se, Rama po përpiqet të mbrojë interesat e veta personale dhe të ndikojë ekzekutivin në favor të bashkëpunëtorëve të tij.
“Jashtë proporcionalitetit.
Po, është e vërtetë se proporcionaliteti i takon të ishte në burg Lubia.
Të jemi të vërtetë këtu.
Po pse Erion Veliaj u fut në burg me akuzën 1 milionë euro garderobën, kurse kjo me 50 milionë euro jo?
A kemi një standard? A do flasim për një standard?
Proporcionaliteti e kërkonte që të ishte në burg, jo pezullim. Në burg.
Dhe e treta nuk mund të përdoret për të ndikuar ekzekutivin.
Të faktojë se çfarë interesash ka gjykatësi dhe prokurori që kanë vendosur këtë masë?
Çfarë kërkesash kanë ata ndaj ekzekutivit që kanë dashur t’i bëjnë presion.
Shpifje, shpifje dhe kjo do renditet në aktpadinë tonë ndaj tij.
Pra, sa herë ta komentosh këtë, gjen një mashtrues ordiner, publik, të papërgjegjshëm, i tmerruar gjer në palcë nga vjedhjet që ka bërë bashkë me Lubinë.
Sepse ky e ka çuar Lubinë në Ankara dhe jo Lubia atë. Dhe atje është bërë pazari i vjedhjeve dhe tani i bën Gjykatës Kushtetuese presionin më të madh që është bërë ndonjëherë në historinë e këtij vendi. Pra, ky është Edi Rama”, tha Berisha.
Gazeta RD