Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi se vendi ndodhet në një nga momentet më kritike për shtetin ligjor, ku Edi Rama po ushtron presioni mafioz mbi Gjykatën Kushtetuese me qëllim mbrojtjen e ministres Belinda Balluku.
Berisha tha se, Rama ka mashtruar publikun dhe partnerët ndërkombëtarë duke i atribuar Komisionit të Venecias opinione që nuk ekzistojnë.
“Është një moment jashtëzakonisht kritik për vendin. E them këtu, është një moment kur Kushtetuta, shteti ligjor janë sulmuar në mënyrën më të egër, më antikushtetuese dhe antidemokratike.
Është një moment që një vendim gjykate do të ishte përcaktues për të shpëtuar nga vdekja e sigurtë klinike nga funksionimi i ligjit në Shqipëri. Se çfarë do të vendosin ata, nuk mund të them.
Ajo që mund të them unë, janë këto; që Edi Rama mashtroi publikun shqiptar dhe ndërkombëtar, për presion ndaj gjykatës duke cituar Komisionin e Venecias për opinione që ai kurrë nuk i ka dhënë. Hajde dalim sonte në media, edhe ti nxjerrë ku i ka.
Shkojmë ne debat, ku i ka vendimet e Venecias kundër pezullimit të ministrave.
Ku i ka pretendimet e tij se pezullimi është antidemokratik, është jo kushtetues, në një kohë kur Venecia thotë se, akti i pezullimit është kushtetues.
Unë uroj që gjykata të mos bjerë viktimë e presioneve të gjithëanshme mafioze që po bëhen, përveç kësaj që keni dëgjuar ju, presione të jashtëzakonshme më thonë burime të ndryshme, po bëhen mbi të.
Unë nuk e di se çfarë do të vendosë ajo nesër.
Por çdo tezë e shtruar nga Edi Rama, jo nuk ka ndodhur në Europë, ja ku është zinxhiri i pafundmë i atyre që janë pezulluar.
Jo ka thënë Venecia. Asnjë fjalë Venecia. Gënjeshtër. Sepse kjo do të ishte gjëmë e madhe për vendin.
Absolutisht Edi Rama nuk do të mund ta mbrojë vjedhjen e tij. E garantoj se nuk do të mund të mbrojë vjedhjen e tij. Edi Rama po përpiqet të mbrojë vjedhjen e tij, por nëqoftëse gjykatat nuk do të veprojnë, do të veprojnë qytetarët”, u shpreh Berisha.
Gazeta RD