Berisha: Ramës i dolën lakuriq vjedhjet! Po i bën presion Kushtetueses për të mbrojtur veten

Kryetari i PD, Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se Edi Rama është sipas tij hajduti kryesor i aferave ku akuzohet si e implikuar Belinda Balluku.

Nga protesta para kryeministrisë, Berisha u shpreh se presioni që Rama po i bën Gjykatës Kushtetuese tregon se ai ka frikë nga drejtësia dhe do të mbrojë veten e vet.

Berisha shtoi se opozita nuk do ti ndalë protestat derisa Rama dhe Balluku të largohen nga pushteti.

“Ne jemi dëshmitarë këto ditë të një krize ndër më të paimagjinueshmet. Një krize, e cila zhveshi lakuriq para shqiptarëve hajdutin më të madh të kombit shqiptar të të gjitha kohërave, Edi Ramën.

U desh akuza e bazuar në dokumente zyrtare të vjedhjes së 50 milionë euro nga zëvendëskryeministrja, për të bërë që Edi Rama t’u thotë shqiptarëve se hajduti jam unë, se paratë i kam marrë unë dhe se drejtësisë i tregoj bërrylin dhe nuk e lejoj të veprojë.

Nuk ka ndodhur kurrë kjo, as mbret, as perandor, as diktator, as kryeministër, që t’i lejojë vetes një akt të tillë. Cilido do kishte vetëm një rrugë, largimin e menjëhershëm. Por nuk e largon dot se paratë i ka marrë ai, se vjedhja është bërë me urdhër të tij, se paratë i kanë ndarë së bashku dhe se kjo është vetëm një sasi e vogël e tyre.

Edi Rama ka dy ditë që ka humbur çdo gjë dhe në një përçartje të neveritshme del merr në mbrojtje haptas, po mbroj ministren, nuk po mbroj Lubinë.

Po mbroj kryeministrin, nuk po mbroj Edvinin. Po të dy jeni hajdutë mor, ku ka hajdutë si ju.

Po ti atë që bën kundër Gjykatës Kushtetuese, fakton se ti je hajduti kryesor i kësaj afere.

Pra, le t’u drejtohemi bashkë shqiptarëve, çfarë do bëjmë ne të dashur qytetarë, të dashur bashkëatdhetare kudo që jeni? Do pranojmë ne të vazhdojmë të vidhemi nga një kusar që nuk ka asnjë normë morale, që kërkon të bllokojë edhe vendimin e gjykatës, apo nuk do i ndahemi atij gjer ditën e fundit të largimit nga pushteti. E dyta është misioni ynë”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

“Kapo”, pseudonimi i Ramës tek mafia/ Agasi 30.2 milionë euro në 9 muaj

Gazment BARDHI Nga “Palloshi i gjatë” i Belinda Ballukut, tek “Kapo” i Ergys Agasit! Edi …