Berisha: Skandalin ndërkombëtar të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut do ta publikoj në orën 12:30

Kryetari i PD, Sali Berisha paralajmëron se sot në orën 12:30 do të publikojë dokumenta, të cilat faktojnë skandalin ndërkombëtar të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut.

“Në të gjitha hetimet e mia, absolutisht në të gjitha gjykimet për mua, gjykata ka dhënë vendime politike kundër meje siç ka marrë urdhër.

Por cili-viu- viu, kush ia bën, ia bën vetiu.

I ranë kokës.

Unë kisha dërguar në vitin 2012 nenin për heqjen e çdo lloj mbrojtje për deputetin. Dhe prapë e votoj atë nen.

Por këta e forcuan.

Por tani po përballen me atë që bënë.

Për sa i përket këtij, kemi të bëjmë me një skandal madhor ndërkombëtar, të cilin unë do e denoncoj, po e përgatis dhe do paraqes dokumente dhe fakte para shqiptarëve për aktin e paprecedent, të pashembullt, të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut që ka bërë dje.

Dje ka kryer një skandal të madh ndërkombëtar.

Dje Edi Rama bëri mashtrim të madh shqiptarëve dhe Europës, për të cilat unë do e dënoj sot me forcën më të madhe.

Për këtë çështje do të flas në orën 12:30 para medieve”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Mediat e huaja jehonë protestës/ Reuters: Sulmohet me molotov Kryeministria, kërkohet dorëheqja e Ramës

Protestues në Tiranë hodhën bomba molotov drejt godinës qeveritare ku ndodhet zyra e kryeministrit Edi …