Rama “shqyen” sytë/ Berisha mbërrin në tubim, qytetarët e presin me pankarta pikante!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka mbërritur para Kryeministrisë për të marrë pjesë në foltoren e organizuar nga Partia Demokratike, në shenjë proteste ndaj qeverisë.

Berisha u prit nga protesutesit me pankarta me shprehje pikante, në bulveardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa pjesë e tubimit janë edhe deputetë dhe eksponentë të tjerë të PD.

Kryedemokrati Berisha është edhe një prej folësve në tubim, ndërsa pritet të mbajë fjalimin e tij i fundit.

Para godinës së kryeministrisë janë vendosur edhe disa instalacione të ish-zyrtarëve socialistë të dënuar me burg për aferat korrupsitve, ku shihet se Edi Rama ka ‘shqyer’ sytë nga habia ndërsa krah tij qëndron Belinda Balluku.

Nuk kanë munguar dhe pankartat me shprehje: Bela Ciao, apo Palloshi i Gjatë dhe Lubia.

 

About Redaksia

Check Also

Kavalieri Rama/ 31 milionë euro për bukuroshen 39-vjeçare

Dy ditë më parë Thesari i Shtetit kaloi një pagesë 331.1 milionë lekë ose rreth …