Një makinë e djegur është gjetur sot në afërsi të fshatit Mirakë, në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, dhe dyshohet se është përdorur nga autorët e vrasjes së biznesmenit Edmond Hyka, i njohur si Mondi Mëhalla, 43 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, (30 nëntor), rreth orës 20:35, në lagjen “Emin Matraxhiu” të Elbasanit.
Hyka sapo kishte dalë nga zyra e tij në afërsi të karburantit “Xhaxhi Oil”, në pronësi të tij, dhe ishte futur në makinën tip “Range Rover” kur është qëlluar tre herë me armë zjarri, dy prej plumbave duke e goditur në kokë, çka shkaktoi vdekjen e menjëhershme.
Raportohet se automjeti i përdorur nga atentatorët dyshohet të ketë qenë një Audi me ngjyrë të zezë, i cili është larguar me shpejtësi në drejtim të aksit Elbasan–Librazhd, ku u gjet i djegur edhe automjeti në foto.

Gazeta RD