Boçi: Rama dhe Mogherini përlanë 22 milion euro, si anashkaluan vendimin e KKT

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka reaguar ndaj arrestimit në Bruksel të ish-shefes së Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, e akuzuar për shpërdorim fondesh dhe ndikim të paligjshëm.

Përmes një postimi në Facebook, Boçi e ka cilësuar këtë ngjarje si një tjetër provë të korrupsionit që, sipas tij, lidh drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama me aferën e Kolegjit të Europës në Tiranë.

Sipas Boçit, Rama dhe Mogherini kanë përfituar 22 milionë euro përmes projektit të kampusit universitar, i cili u hartua në vitin 2019 nga vetë Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, duke anashkaluar projektin e miratuar më parë nga qeveria e Sali Berishës në vitin 2013.

Reagimi

Rama-Mogerini jo vetëm kanë përlarë 17 + 5 milion eurot e kampusit të Universitetit publik të Tiranës, sipas projektit të hartuar nga Rama vetë e Veliaj në 2019.

Ata kanë shkelur ligjin dhe kanë anashkaluar dhe vendimin e KKT të 2013 dhe projektin e Kampusit të miratuar nga qeveria e atëhershme, e drejtuar nga prof.dok Sali Berisha.

SPAK duhet ta hetojë këtë çështje korruptive në themel!

About Redaksia

Check Also

“Kapo”, pseudonimi i Ramës tek mafia/ Agasi 30.2 milionë euro në 9 muaj

Gazment BARDHI Nga “Palloshi i gjatë” i Belinda Ballukut, tek “Kapo” i Ergys Agasit! Edi …