Gjykata Kushtetuese nën presionin e Ramës për Ballukun, shtyn sërish shqyrtimin e çështjes!

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar sot se shqyrtimi paraprak i çështjes me kërkues Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, i planifikuar të zhvillohej nesër, është shtyrë. Sipas njoftimit zyrtar, Mbledhja e Gjyqtarëve do të mbahet më 12 dhjetor 2025.

Shtyrja sipas tyre, është vendosur për shkak të kompleksitetit të çështjes, volumit të materialeve shoqëruese, ngarkesës së agjendës së Gjykatës, si dhe mbi bazën e kërkesës së disa prej anëtarëve të saj.

Gjykata Kushtetuese nënvizon se vendimmarrja e Mbledhjes së Gjyqtarëve do të publikohet rregullisht në faqen zyrtare, menjëherë pas përfundimit të saj.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Adoleshentët dhe të rinjtë në protestë u bënë tmerri i narkoregjimit!

Kryetari i PD, Sali Berisha, duke folur në ‘Foltoren‘ para kryeministrisë tha se, adoleshentët dhe …