Takimet e Salianjit/ Berisha: Çdo aktivitet jashtë forumeve të PD është strikt privat, pa asnjë lidhje me PD-në

Lideri i opozitës, Sali Berisha, sqaron se çdo aktivitet jashtë forumeve zyrtare të Partisë Demokratike është privat dhe nuk ka asnjë lidhje me PD-në.

“Asnjë aktivitet jashtë forumeve të PD nuk mund të ketë ndikimin më të vogël në Partisë Demokratike.

Çdo aktivitet jashtë forumeve të PD është strikt privat, pa asnjë lidhje me PD-në.

PD është parti me statut, me institucione, me forume.

PD ka dhe do të ketë, ka filluar mbledhjen e forumeve, ka filluar debatin dhe do jetë debat i hapur për cilindo anëtar dhe drejtues.

Çdo person tjetër që për qëllime private, personale, organizon takime, i ka ato totalisht në interesin e vet dhe nuk kanë asnjë lidhje me partinë.

Ky rregull është për çdo forcë politike në botë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Mashtrimi i kryehajdutit të mediave dhe manipulimi i “Klan Kosova”

Reagim i Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Prof. Dr. Sali Berisha, lidhur me një …