Kryetari i degës së PD Mirditë, Aleksandër Picaku u shpreh lëshoi akuza të rënda ndaj qeverisë aktuale, duke e cilësuar atë si përgjegjëse për shndërrimin e vendit në një narko-shtet.
Gjatë fjalës së tij, Picaku theksoi se mazhoranca aktuale e ka deformuar çdo standard demokratik, duke e futur krimin në çdo qelizë të shtetit.
Duke iu drejtuar demokratëve të Mirditës, Picaku deklaroi se, qeveria ka bërë binjakëzim me 313-ën dhe se ka zhdukur ndarjen e pushteteve. Ai tha se, Partia Demokratike mbetet e vetmja forcë politike dhe alternativë reale që qëndron përballë kësaj situate, duke garantuar lirinë, drejtësinë dhe shtetin ligjor.
Aleksandër Picaku: Këto rezultate kanë pasqyruar forcën e Partisë Demokratike dhe aftësinë e saj për vendime të qarta, duke kontribuar gjithashtu në ruajtjen e mandatit përfaqësues në qarkun e Lezhës, mandatin e katërt. Ky është një tregues jo vetëm mbështetjes, por dhe i qëndrueshmërisë, i vizionit të përbashkët të cilin demokratët e Mirditës e kanë dëshmuar me vepra dhe me pjesëmarrjen e tyre aktive.
Është e rëndësishme të theksoj se asnjë arritje nuk do të kishte qenë e mundur pa unifikimin e faktorëve politikë dhe shoqërorë të rrethit të Mirditës. Pikërisht kjo frymë bashkëpunimi ka mundësuar mobilizimin e energjive më të mira, ka kaluar dallimet dhe ka bërë të mundur që fokusi të jetë gjithmonë tek e mira e komunitetit dhe tek vlerat që na bashkojnë dhe jo ato që na ndajnë.
Sot jemi këtu për të vazhduar këtë traditë të komunikimit të hapur, për të dëgjuar njëri-tjetrin, për të vlerësuar rrugëtimin e përbashkët. Prania e doktor profesor Sali Berishës është një moment i rëndësishëm për të gjithë ne, sepse sjell me vete përvojën, këndvështrimin dhe historinë e gjatë të tij në pjesën politike të vendit. Ky takim është një mundësi për reflektim, diskutim dhe për forcimin e mekanizmave të bashkëpunimit midis nesh.
Të nderuar demokratë, sot kemi përballë një të majtë, që e ka shndërruar shtetin në një narko-shtet, ku krimi ndodhet në çdo qelizë të saj, ku qeveria ka bërë binjakëzim me 313-ën, duke zhdukur ndarjen e pushteteve dhe duke deformuar çdo standard demokratik. Në këtë realitet të rëndë, Partisë Demokratike, Partia Demokratike mbetet e vetmja forcë politike që qëndron përballë kësaj. E vetmja alternativë që garanton lirinë, drejtësinë dhe shtetin ligjor. Në këtë frymë, dua t’ju falenderoj të gjithëve për pjesëmarrjen, për kontributin, për vlerat e gjithsecilit në ruajtjen e kësaj trashëgimnie dhe për faktin që vazhdoni ta mbani gjallë energjinë dhe dinamizmin që karakterizon Mirditën. Ju falenderoj të gjithëve.
Zoti ju ruajtë!
Rroftë Partia Demokratike!
Rroftë Sali Berisha!
Gazeta RD