Burime të pavarura në Caracas raportojnë se Nicolás Maduro – të cilin opozita venezueliane e cilëson prej kohësh si “president” ilegjitim – po finalizon përgatitjet për t’u larguar nga vendi së bashku me familjen e tij në drejtim të Dohas, Katar, brenda 72 orëve të ardhshme.
Sipas të njëjtave burime, është siguruar tashmë një avion privat që pritet të përdoret për udhëtimin, ndërsa detaje të tjera logjistike mbeten konfidenciale.
Nuk ka ende një konfirmim zyrtar nga regjimi i Caracas-it, por lëvizja vjen në një periudhë tensioni të shtuar politik dhe ekonomik në Venezuelë, pas retorikës tepër të fortë të SHBA-ve dhe veçanërisht presidentit amerikan, Donald Trump, lidhur me regjimin e Maduros.
Gazeta RD