Zhupa: Mogherini mori mln euro nga qeveria shqiptare në këmbim të broçkullave!

Deputetja e PD, Ina Zhupa sulmoi nga Kuvendi qeverinë duke përmendur rastin e ndalimit të rektores së Kolegjitt ë Evropës, Federica Mogherini, ish-përfaqësuese e Politikës së Jashtme të BE-së.

Ajo tha se qeveria i ka dhënë 17 mln euro Mogherinit për projektin e kolegjit në Tiranë, ndërsa shtoi se në këmbim të “broçkullave të paguara”, do të merrte deklarata në Bruksel sesa afër është vendi ynë drejt Unionit.

“Vetëm se është ndërkombëtare (Mogherini) dhe rektorja e këtij universiteti merr miliona euro nga buxheti i këtij shteti të varfër, që nuk investon në arsim. 17 mln nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit për godinat, i dhurohen godina nga këshilli bashkiak i Tiranës vetëm për ta mbajtur mirë për ndërkombëtarët e korruptuar që ajo te fliste sa afër integrimit është qeveria shqiptare dhe se e arritshme është 2030.

Broçkulla të paguara shtrenjt nga paratë e taksave të shqiptarëve ndërkohë që për atë vend atje kishte një vendim nga 2013 për të bërë kampus universitar nga student dhe pedagode që mësojnë në kushte që s’kanë lidhje fare me standartet evropaine. Më e frikshme është të shikosh buxhetin e arsimit. Shqipëria alokon në pak finde për arsimin”, tha Zhupa.

About Redaksia

Check Also

Berisha thirrje të rinjve të dalin në shesh: Vendi juaj sot ka nevojë më shumë se kurrë për guximin dhe energjinë tuaj!

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në Foltoren tek kryeministrit, u ka …