Absurditeti varri i zbrazët i pushtetit!

Nga Irena Beqiraj

Në vitin 1745, Kapiteni David Cheap i Marinës Mbretërore mbërriti në Londër me një histori të pabesueshme. Ekuipazhi i tij, HMS Wager, ishte shpërbrë nga një kryengritje brenda anijes. I mbetur vetëm me disa anëtarë besnikë të ekuipazhit, Cheap-it ju deshën vite edhe kaloi shumë vështirësi për t’u kthyer nga brigjet e Amerikës së Jugut , në zemër të perandorisë Britanike. Ndërkaq ajo që gjeti në Londër e trembi. Ekuipazhi rebel kishte mbritur më herët. Vite më parë. Dhe jo vetëm kaq; ata kishin tregur një histori tjetër. Ekuipazhi rebel kishte publikuar të vërtetat më të errëta të komandës së tij, duke e magjepsur Londrën. I izoluar në brigjet e largëta të Patagonisë, me autoritetin e tij në rënie, Cheap qëlloi dhe vrau marinarë. Natyrisht, Marina Mbretërore thirri një gjyq, por kjo nuk ishte pjesa interesante. Pjesa më interesante ishte vendimi: Asnjë veprim. as ndaj rebelëve as ndaj kapitenit vrasës .
Incidenti Wager shënoi një shpërbërje totale dhe të plotë të rendit që Perandoria Britanike pretendonte se kishte mbjellë brenda dhe jashtë vendit.
Gjithçka ishte aq qesharake saqë asnjë arsyetim nuk e pranonte logjikën e a asaj që po ndodhte. Ndërkaq ishte pikërisht mosveprimi absurd i cili u pa si e vetmja mënyrë për të forcuar perandorinë, ishte po ahkaku që e zhduku atë.
Po kështu, sot nuk është e vështirë ta identifikosh absurditetin e mosveprimit të Kryeministrit, me pretendimin se “një individ i vetëm është i pazëvendësueshëm në qeverinë e tij; i domosdoshëm që avionët të ngrihen në fluturim drejt Kanadasë, apo kyç për integrimin në Europë.
Të tilla pretendime absurde trazojnë racionalitetin dhe për më keq neglizhojnë ekzistencën e intuitës njerëzore. Absurditeti i tyre mund të mos dallohen vetëm në rastet kur injoranca përdoret si mbrojtje.
E ndërsa mund të ekzistojnë rrugëdalje nga dimensionet tragjike të korrupsionit, keq qeverisjes apo padrejtësive, duke i kuptuar ato me logjikë, e duke i përmirësuar me modele, normalizimi i absurditetit si mënyrë për të mbijetuar në pushtet krijon mpirje, mosveprim. Ti japësh një kuptim asaj që është e pakuptimtë , është e panevojshme edhe ezauruese.
Historia e Marinës Britanike ka një mësim edhe parashikim të vlefshëm edhe për ditët e sotme: kur pushteti normalizon absurditetin si mënyrën e vetme gjeniale të mbetur për të vazhduar përpara, po ai absurditetet bëhet varri i zbrazët i pushtetit të shembur!

About Redaksia

Check Also

Ndërkombëtarët duhet ta falënderojnë Berishën

Nga Reldar DEDA Protestat opozitare kanë qenë një element i pandashëm i tranzicionit, me rezultate …