“Zarf me 1000 euro: “Mos voto”/ Berisha tregon si u kërcënuan qytetarët më 11 maj

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit të mbajtur me Federatën e Opozitës së Bashkuar, akuzoi qeverinë për manipulim të procesit zgjedhor dhe përdorim të burimeve shtetërore.

Berisha deklaroi se, “fuqia e drogës në regjimin e Edi Ramës luan rol në rezultatin e zgjedhjeve”, duke shtuar se qeveria përdor çdo formë për të siguruar fitoren.

Ai përmendi raste të pretenduara të blerjes së votave, duke thënë se një qytetar i kishte treguar se i ishin ofruar 1000 euro për votën.

“Fuqia e drogës në regjimin e Edi Ramës luan rol në rezultatin e zgjedhjeve. Qeveria gjen gjithë çfarë lloj formash, që të fitojë zgjedhjet. Një familje, mbështetës të opozitës, tradicional, më tha “natën e zgjedhjeve trokiti në derë një person, la një zarf dhe iku.

Aty shkruhej mos shko nesër në zgjedhje. Dhe ishin 1 mijë euro”. Gjithë natën u rropata “të shkoj apo jo”, por nga ana tjetër edhe kërcënimi ishte brenda. Sepse lekët mi la dhe pasoja mund të ketë nëse shkoja…Si përfundim nuk shkova. Ky ishte mesazhi i një njeriu të ndershëm. Kjo është më minimalja sepse kërcënimet tjera janë më mizore”, tha ai.

Edi Rama është përfaqësuesi kryesor i karteleve të drogës. Ai mori masa dhe më të egra sesa Maduro i Venezuelës, ai arrestoi liderët e opozitës dhe i vuri në ndjekje penale.

Me paratë e veta apo të drogës, organizoi mbi 4.000 aktivitete, që ndalohen me ligj të mbahen. Shpërndau legalizime, fali gjoba, vetëm që të fitojë zgjedhjet. Zgjedhjet Edi Rama i fitoi nga droga, i fitoi duke përdorur gjitha resurset e shtetit, njësoj si në kohën e partisë-shtet, i fitoi duke trembur zgjedhësit”, tha Berisha.

Më tej, Berisha deklaroi se raporti i OSBE ODIHR i shpalli zgjedhjet si zgjedhje të partisë-shtet.

“Edi Rama kërcënoi diplomatin që vëzhgonte ekipin e vëzhguesve. Igli Hasani thirri në zyrë kreun e vëzhguesve dhe i tha se ku i bazon këto të dhëna që keni shkruar.

Raporti i OSBE ODIHR e thoshte se këto zgjedhje janë bërë si në kohën e partisë-shtet. Por zyrtari i huaj nuk u kërcënua. U bë përpjekje e madhe, që të ndryshohet raporti i OSBE ODIHR-it. Zgjedhje me Edi Ramën nuk ka”, deklaroi Berisha.

About Redaksia

Check Also

Këlliçi: Dhuna e Ramës është shenja e fundit e një narkoshteti në rënie! Ne nuk trembemi!

Deputeti i PD, Belind Këlliçi duke folur në ‘Foltoren’ tek kryeministria theksoi rolin historik të …